Pse Ahmeti dhe Thaçi nuk duhej ta pranonin marrëveshjen?

Nga këto bisedime, edhe skeptikët e kuptuan që kur janë në pyetje të drejtat juridike dhe liria e shqiptarëve, as Zaevi nuk dallon shumë nga Gruevski dhe se me “bombat” e tij, shqiptarët u privuan nga E VËRTETA E TYRE.
Turpi i anashkalimit të të drejtave të shqiptarëve, tashmë ka edhe emër, e ai quhet mungesa e përfaqësuesve legjitim në bisedimet për marrëveshje politike.

Bien në ujë pallavrat se dyshja Ahmeti-Thaçi që ishin në bisedime kanë legjitimitet, sepse “bombat” e përgjimeve dëshmuan se ATA “legjitimitetin” e kanë marrë vet dhe nuk ua ka dhênë populli.
Po ta kishin pasur L-në nga Legjitimiteti, ata do të këmbëngulnin që me vija të trasha të shënohen ndryshimet kushtetuese në favor të së drejtës shqiptare.

Po tu kishte mbetur një grimcë nga njerzillëku, ata do të kishin kërkuar që në procese te përshpejtuara politike dhe vetëm politike të zbardhen rastet e montuara politike si “Monstra”, “Sopoti” dhe sê fundi “Kumanova”.
Në të kundërtën, në mungesë të pranimit të këtyre kërkesave politike, Ahmeti-Thaçi do të duhej që të braktisnin këtë mbledhje, pamvarësisht presioneve nga ndërkombetarët, sepse krahas respektit ndaj ndërkombëtarëve, ata duhej mbetur besnik respektit ndaj popullit të tyre shqiptar.
Por jo, Ahmeti-Thaçi nuk kanë mundur të imponojnë kërkesa shqiptare, sepse atje kanë shkuar me mungesë të legjitimitetit dhe nën hijen e frigës nga “bombat”.

Tash, na mbetet që ne “partitë e vogla” me rrugë tjera alternative politike, t’i artikulojmë kërkesat elementare të popullit me të vjetër por fatkeqësisht edhe më të përvuajtur në Europë.

Skender Rexhepi – Zejdi, anëtar i Trupit Koordinativ të Lëvizjes BESA

Lajme të ngjashme

Back to top button