Maqedoni, Prokurori që do merret me “bombat” do ketë shumë pengesa

Problemi i parë që do të ndodhë me vendosjen e Prokurorit të posaçëm publik në Maqedoni është kuadri ligjor, konkretisht ndryshimet të ligjit të cilat do të duhet të kryhen për t’u definuar mandati dhe përgjegjësitë të tij. Sipas marrëveshjes së liderëve politik, nga 15 shtatori duhet të zgjidhet një Prokuror i ri special, i cili do të ketë autonomi të plotë për të udhëhequr hetim për bisedat e përgjuara. Rreziku në këtë segment është nga mosmarrëveshjet të mundshme politike në Parlamentin rreth juridiksionit dhe emërimit të prokurorit, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Më tej duhet të merret parasysh se kur bëhet fjalë për përgjimet, duhet të shihen dy aspekte: kush ka përgjuar, dhe përmbajtja e materialeve, e cila në vetvete përmban akte penale. Një nga çështjet kryesore është se kush do e kishte merr përsipër këtë punë nëse e ka pa përvojën e Borçe Davitkovskit me komisionin hetimor për ngjarjet e “të hënës të zezë” në 24 dhjetor.

Mund të komplikohet edhe çështja për ekipin i cili duhet ta formon prokurorin e posaçëm i cili do të punojë në fushën e krimit të organizuar dhe do të ketë hapësirë të mjaftueshme për të shqyrtuar në mënyrë të pavarur, pa pengesa nga qeveria, duke pasur parasysh se cilat burime do ti përdorë nga MPB. Për funksionin do të ketë ministër të ri të MPB-së, nga LSDM-ja, dhe do të miratohet nga VMRO-DPMNE dhe BDI me 20 tetor.

“Duhet në ligj të definohet se sa çfarë do të jetë ekipi i prokurorit të posaçëm publik. Përveç prokurorisë publike tani ekziston edhe prokurori publike për krimin e organizuar në Maqedoni dhe tani do të kemi prokurori të posaçme për çka? Për të dëgjuar kaseta. Nuk fitojmë asgjë me këtë që bëjmë tre prokurori paralele, çka do të bëjmë nëse të tre thonë kjo është përgjegjësia ime ose thonë se kjo nuk është përgjegjësia ime. Kush do të vendosë e kujt është përgjegjësia?” thotë avokati Jovan Joanidis.

Ai shton se nuk duhet të harrohen edhe pengesat të mundshme ndaj punës së prokurorit të posaçëm.

“Mendoj se çdo njeri normal do të pret se prokurori i posaçëm do të ketë pengesa për akuzimin e dikujt. Do të bëhet pengesë, a bëhet nga presioni i funksionarëve të partisë, nga organet e partive, a nga opozita apo pozita nuk dihet, por ajo është punë normale.” thotë ai.

Kur bëhet fjalë për hetimin e përgjimeve, Marina Shkraballo nga organizata joqeveritare kroate “Platforma 112” në intervistë me Radio Evropa e Lirë tha se aktorët politikë duhet të mbajnë përgjegjësi deri sa bëhet hetim kualitativ.

“Unë mendoj se në situata të tilla, kur bëhet fjalë për tregues të shkeljeve të tilla të të drejtave të njeriut, niveli ndërkombëtar duhet të aktivizohet menjëherë, sepse nuk mundeni vetem. Maqedonia është nënshkrues i konventave evropiane për rruajtjen e të drejtave të njeriut, Maqedonia është pjesë e gjykatës ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe për ndërsa ka dhënë shembull të kundërt, nëse qeveria e juaj dhe institucionet e tua nuk e bëjnë këtë, atë do të duhet ta bën dikush tjetër.” thotë ajo.

Me marrëveshjen e formimit të prokurorit special për çështjen e “përgjimit” hapet dilemë për rezultatet e mundshme të situatës, ku nëse në seancën e 5 gushtit i gjykojmë nga akuzat të njëri-tjetrit, edhe Gruevski edhe Zaev mund të përfundojnë në gjyq para zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button