Diktatori më famëkeq i të gjitha kohërave, kreu mbi 40 mijë vrasje në 8 vjet sundim

Hissene Habre, ish-udhëheqësi i Çadit është diktatori më famëkeq i të gjitha kohërave. Ai dyshohet të ketë kryer mbi 40 mijë vrasje gjatë sundimit të tij tetë vjeçar.

Komision i Hetimeve i formuar tani tha se qeveria e tij ka kryer 40 mijë vrasje të motivuara politikisht dhe 200 mijë raste të torturës në tetë vitet sa ai ishte në pushtet, transmeton Portalb.

Gjykimi që është duke u kryer ndaj tij në gjyqin në Senegal, i akuzuar për krime kundër njerëzimit 72-vjeçari mohon çdo njohuri të vrasjeve dhe torturave.

Diktatori Hissene Habre mori pushtetin në vitin 1982 nga Goukouni Oueddei, një ish-shok rebel, i cili kishte fituar zgjedhjet, shkruan BBC. Besohet gjerësisht se ai ishte i mbështetur nga CIA, si një mburojë kundër kolonelit të Libisë së asaj kohe Muamar Gadafit.

Lajme të ngjashme

Back to top button