Qendra Kulturore Islame e Tivarit me xhaminë Selimije objekt që merr 2000 besimtarë (FOTO)

Në Tivarin e Vjetër, tre kilometra nga qendra e qytetit, ndodhet ndërtesa monumentale e Qendrës Kulturore Islamike të Tivarait me Xhaminë Selimije, e cila është ndërtesa më e madhe e këtij lloji në Mal të Zi dhe një nga më të mëdhatë në Ballkan, raporton Anadolu Agency (AA).Xhamia Tivar (1)

– Ndërtimi filloi në vitin 2002-

Ndërtimi i qendrës dhe xhamisë filloi në vitin 2002, në tokën që është pronë- Vakufi e komunitetit musliman, ndërsa është lënë në trashëgim nga Fatima Omerbashiç, në shekullin e 19-të, për nevojat e besimtarëve. Paratë në fillim u mblodhën nga vendasit, donatorë dhe biznesmenë, si dhe nga mërgimtarët në SHBA dhe vendeve Evropiane. Punët përmbyllëse rreth ndërtimit të xhamisë, Qendrës Kulturore dhe pajisjen e saj e ka financuar plotësisht Agjencia Turke për Bashkpunim dhe Koordinim (TIKA).

Xhamia është quajtur Selimije, në kujtim të xhamisë së parë të ndërtuar në qytetin e vjetër, nga e cila sot ekzistojnë themelet e ruajtura.

Xhamia Tivar (2)

– Minaret 42 metra të larta-

Xhamia Selimije mund të shihet nga pothuajse çdo pjesë të Tivarit të Vjetër. Me minaret e saj të larta 42 metra, ndërsa mbrendia e xhamisë është 900 metra katrore.

Xhamia Tivar (3)

Përveç hapësirës për lutje, në Qendrën Kulturore Islame ndodhen një numër i madh sallash. Në krahun e majtë të qendrës janë abdesanet për meshkuj dhe femra, si dhe hapësirë për veshje, salla sportive dhe salla e kongresit. Në krahun e djathtë ka klasa dhe kabinete kompjuterike, zyra për zyrtarët fetarë dhe administratës së Këshillit, kopsht lojrash për fëmijë me pajisje moderne, si dhe musafirhane muhabet’hane dhe gasulhane me pajisje moderne.

Në krahun e majtë të qendrës ka një restorant me kuzhinë orientale, apartamente për mysafirët, sallë konferencash, sallë për martesa sipas ligjeve të Sheriatit, butik për veshje fetare. Para qendrës është ndërtuar një parking shum i madh. Sipërfaqja e përgjithshme e Xhamisë dhe objekteve shoqëruese, pa hapsirën për parkim është rreth katër mijë metra katrorë.

Xhamia Tivar (4)

– Projekti më i rëndësishëm në historinë e kohëve të fundit të Bashkësisë Islame-

Ndërtimi i Qendrës Kulturore Islame në Tivar është projekti më i rëndësishëm i cili është realizuar në historinë më të re të Bashkësisë Islame në Mal të Zi. Mujdin Milaimi, imami kryesor në Tivar, në një intervistë për Anadolu Agency theksoi se Qendra Kulturore Islame dhe Xhamia Selimije, është një projekt që ka ndryshuar imazhin e muslimanëve në Tivar.

Xhamia Tivar (5)

“Si Imam që kam jetuar disa vjet në Tivar, mund të them se jeta fetare në Tivar përpara ndërtimit të qendrës islamike ishte në një nivel shumë të ulët. Infrastruktura nuk ishte e mjaftueshme, ne kishim objekte të vogla, dhe numër të vogël të besimtarëve. Me ndërtimin e Qendrës Islame, situata ndryshoi. Kushtet janë shumë më të mirë, infrastruktura është rreguluar, që është një lehtësim për të gjithë besimtarët. Qendra Islame është rilindje për muslimanët, sepse këtë objekt besimtarët e ndjejnë si shtëpinë e tyre”, thotë Milaimi.Xhamia Tivar (6)

– Turistët çdo ditë vizitojnë xhaminë Selimije-

“Jemi krenarë për këtë objekt dhe të projektin në përgjithësi, sepse kemi treguar se jemi njerëz të denjë. Ne çdo ditë kemi vizitorë nga e gjithë bota që vizitojnë këtë objekt”, thotë Milaimi.

Xhamia Tivar (7)

 

 

 

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button