Mbi pesëmijë njerëz të vrarë në Siri gjatë Ramazanit

Më shumë se pesëmijë njerëz kanë vdekur gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, nga 18 qershori deri më 16 korrik në Siri, ka bërë të ditur Observatori për të Drejtat e Njeriut.

Siç shkruan “Sputnjik“, në mesin e të vdekurve janë së paku 1220 civilë.

Këtu nuk janë numëruar edhe ekstremistët që kanë luftuar në anën e ISIS-it, ndërsa Siria ka humbur 775 ushtarë.

Lufta në Siri zgjatë nga marsi i vitit 2011. Kombet e Bashkuara kanë publikuar raporte se që nga fillimi i luftës jetën e kanë humbur rreth 220 mijë njerëz, ndërsa rreth 11 milionë janë zhvendosur.

Lajme të ngjashme

Back to top button