Vrasësi i 77 personave pranohet në universitetin më të mirë në Norvegji

Norvegjezi, Anders Behring Breivik, që katër vite më parë ka vrarë 77 njerëz, të premtën e kë fituar të drejtën që të studioi në Universitetin e Oslos.

“Ai i plotëson të gjitha kërkesat për pranim” , është shprehur rekotri i këtij universitetit, Ole Petter Ottersen.

Ai gjithashtu është shprehur se të gjithë të burgosurit kanë të drejtë të studiojnë përderisa notat e tyre janë të larta, transmeton Klan Kosova.

Opinion publik, ishin tmerruar kur kishin dëgjuar se vrasësi masiv e gjakftohtë, do të aplikojë për studime bachelor në shkenca politike.

Disa prej të mbijetuarve të masakrës së tij, tani janë edhe student në këtë universitet.

Lëndët që do të mësojë Breivik, në këto tri vitet e ardhshme do të përfshijnë demokracinë, të drejtat e njeriut si dhe respektin për minoritete.

Breivik, tani 36 vjeç më 22 korik të vitit 2011, kishte vrarë tetë persona në qendër të Oslos.

Më pas ai pas i ka vrarë 69 persona, në një ishull ku po disa të rinjë po bënin kamp veror.

Breivik, nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në leksione ose provime.

E gjithë puna e tij, do të jetë e ndërlidhur nëpërmjet personlit të burgut, pa kontaktuar asnjëherë me profesorët.

“Studimet e tij do të kryhen vetëm në burg”, është shprehur Ottersen.

Breivik, nuk do të ketë qasje asnjëherë në internet.

Lajme të ngjashme

Back to top button