Janë paguar 52 milionë denarë për dëmet nga përmbytjet

­ Qeveria deri më tani ka paguar 52 milionë denarë për dëmet e fermerëve dhe amvisërive të përfshira nga përmbytjet në muajin janar dhe shkurt të këtij viti. Bëhet fjalë për 1.377 persona nga Mogilla, Novaci, Demir Hisari, Manastiri, Bosillova dhe nga Krivogashtani.

Javën e ardhshme, 323 personave nga këto komuna me vendim të Qeverisë do t’iu paguhen 8 milionë denarë.

Byroja për mjekësi ligjore po punon në vlerësimin e dëmeve dhe në komunat tjera të goditura nga përmbytjet. Qeveria e RM­së solli vendim për dëmshpërblimin 100 për qind të fermerëve dhe amvisërive të përfshira nga përmbytjet në muajin janar dhe shkurt të këtij viti.

Përveç dëmeve, qytetarëve do t’u ndahen mjete edhe për mbulimin e dëmeve të shkaktuara në infrastrukturën lokale në komunat e përfshira nga përmbytjet.

Lajme të ngjashme

Back to top button