Rama urdhër në PS që të shtohen anëtarësimet

Gjatë Aasamblesë së Partisë Socialiste që do të mbahet në Tiranë, një ndër pikat bazë që do të kërkohet nga Gramoz Ruçi dhe Edi Rama, do të jetë që baza të punojë më fort me anëtarësimet dhe ta rrisë numrin e tyre deri në 150 mijë brenda 2017-s, raporton portali Newsbomb.al.

Humbja e 312 mijë votave në zgjedhjet e fundit lokale e ka tronditur PS. Që të mos e mbyllë karrierën e tij politike vetëm me një mandat si kryeministër, Rama po merr masa urgjente.

Në zgjedhjet e fundit, partia që shënoi rritje më të madhe që LSI, aleati i PS-së.

Mirëpo, me progresionin në rritje që ka treguar që nga 2009-a e prapa, LSI-ja po e bën PS-në të besojë vërtet se me këtë ritëm mund të mos jetë më forcë e parë.

Lajme të ngjashme

Back to top button