(Foto) Falet namazi i Fitër Bajramit në Xhaminë Sulltan Mehmet Fatih në Prishtinë

Në Xhaminë e Madhe, Sulltan Mehmet Fatih, në Prishtinë është falur namazi i Fitër Bajramit dhe është mbajtur ceremonia kryesore e kësaj feste të besimtarëve të fesë islame në Kosovë. Xhamia Sulltan Mehmet Fatih ishte e vogël për të pranuar me qindra e qindra qytetarë të cilët kishin ardhur për ta falur namazin e Fitër Bajramit, duke i mbushur edhe rrugët e kryeqytetit përreth xhamisë, me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe festës së madhe të besimtarëve të fesë islame, raporton Anadolu Agency (AA).

Fiter Bajrami, Kosove (2)

Në fakt, festimi i Fitër Bajramit kishte filluar në ora 4:15 të mëngjesit, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit, ligjëratë kushtuar kësaj feste mbajti Kasim efendi Gërguri. Ndërkohë, namazin e Fitër – Bajramit, kosovarët filluan ta falin në ora 5:48 minuta ndërsa namazit i  priu, Sabri efendi Bajgora, kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës.Fiter Bajrami, Kosove (3)

Në fund, Hytben e Fitër Bajramit e mbajti  e mbajti myftiu i Kosovës, Naim efendi Tërnava, i cili iu drejtua opinionit të gjerë në Kosovë  me mesazhin e kësaj feste. Ai është lutur për mëshirë dhe begati për qytetarët e Kosovës dhe mbarë trojeve shqiptare, duke thënë se ky bajram vjen pas një sakrifice të madhe që e kanë bërë besimtarët myslimanë të gjithë botës, e i cili është vetëm për Zotin e madhërishëm, si kurorëzim i agjërimit të muajit të Ramazanit, tërë atij adhurimi dhe përkushtimi njëmujor që kemi bërë vetëm për Zotin e Madhërishëm në shenj respekti për të gjitha ato të mira të cilat na i ka dhuruar ai.Fiter Bajrami, Kosove (4)

Po ashtu, Tërnava ka tërhequr vëmendjen që populli i Kosovës të jetë syhapur dhe i kujdesshëm, për të mos lejuar rrezikimin e sigurisë dhe mirëqenies së vendit, nga njerëz që dëshirojnë ta përçajnë popullin dhe rrezikojnë lirinë e vendit. Ai porositi se Bashkësia Islame e Kosovës është kundër çdo ekstremizmi dhe kundër çdo terrori që po bëhet nëpër vende të ndryshme të botës. Myftiu i Kosovës porositi se nuk ka gjë më të rëndësishme në një shoqëri se sa përkushtimi i të gjithëve për paqe, harmoni dhe respekt ndaj njëri tjetrit.

“ Duhet të jemi të sinqertë ndaj asaj që po ndodhë në disa shtete, sikurse është lufta, terrori dhe vrasjet, në mënyrë që kjo të mos reflektoj në vendin tonë. Kemi detyrë të shenjtë që të ruajmë vatanin tonë si sytë e ballit” tha Tërnava.

Ai porositi se për asnjë çmim nuk guxojmë të lejojmë që dikush në vendin tonë të mbjell ndjenjën e pasigurisë dhe luftën vëllavrasëse.Fiter Bajrami, Kosove (5)

“Nga ky vend i shenjtë dhe me gjithë fuqinë e zemrës, shpirtit dhe fjalëve tona, edhe një herë po e vërtetojmë përkushtimin e Bashkësisë Islame të Republikës s Kosovës dhe besimtarëve muslimanë se jemi kundër çdo ekstremizmi dhe kundër çdo terrori në emër të fesë. Vetëm të bashkuar me qëllim që të mbrojmë vatanin tonë , mund të parandalojmë çdo tentim të destabilizimit të shoqërisë tonë, nga kushdo, sigurisë dhe interesit të vendit, përndryshe nuk e kemi plotësuar amanetin e Zotit të Madhërishëm” ka theksuar myftiu.

Ai thirri për kultivimin e frymës së dashurisë, paqes, tolerancës, respektit të ndërsjellë edhe me besime të tjera që Kosova të jetë vend i harmonisë, tolerancës dhe paqes ngase Islami është një fe e cila i është shpallur njerëzimit me qëllimin e dhurimit të një jete paqësore përmes së cilës pasqyrohet në tokë mëshira dhe bamirësia e pafund e Allahut të Madhërishëm.Fiter Bajrami, Kosove (6)

Në fund ai tha: “Nga ky vend i shenjtë, nga kjo xhami,edhe një herë ta lus krijuesin e këtij universi për mirëqenien tuaj kudo që gjendeni ju në Kosovë dhe në trojet tona etnike shqiptare por edhe në mërgatën e largët, Zoti na faltë begati të shumta edhe në këtë ditë të Bajramit”.

Sipas traditës, me rastin e Fitër Bajramit, ditën e parë të festës, Myftiu i Kosovës Tërnava organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës nga ora 9:00-12:00. Sivjet është paralajmëruar vizita e Presidentes së Kosovës, Jahjaga dhe kryeministrit Mustafa.

Lajme të ngjashme

Back to top button