Benitez gëzon tifozët e Realit

Trajneri i Real Madridit, Rafael Benitez ka insistuar se qendërmbrojtësi Sergio Ramos nuk është në shitje.
Sergio Ramos nuk do të largohet nga Real Madrid, ka bërë të ditur trajneri Rafael Benitez.

Qendërmbrojtësi spanjoll ka qenë në qendër të spekulimeve së fundmi rreth transferimit në Manchester United.
Por, Benitez ka siguruar se ai do të mbetet në Santiago Bernabeu.

“Kam biseduar me Sergion dhe i kemi idetë e njëjta për të ardhmen. E konsideroj si futbollist të rëndësishëm për të ardhmen e ekipit”, u shpreh Benitez, gjatë një konference për shtyp.

Lajme të ngjashme

Back to top button