Kosova aplikon për anëtarësim në UNECSO

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka treguar se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Agjencionin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për arsim, shkencë dhe kulturë – UNESCO.

Thaçi, në një postim në “Facebook”, ka thënë se presin që në nëntor të bëhet pranimi i Kosovës në këtë organizatë globale.

Ja postimi i plotë:

“Sapo aplikuam për anëtarësi në UNESCO, agjencionin e OKB për arsim, shkencë dhe kulturë. Ky veprim vjen pas një konsultimi me partnerë dhe pas 130 takimeve me delegacione të UNESCO-s që kemi zhvilluar vetëm këtë vit. Është ky një hap që fuqimisht zgjeron interaksionin tonë global. Presim që në nëntor të hyjmë në këtë organizatë shumë të rëndësishme.”

Lajme të ngjashme

Back to top button