Vuçiqi “harron” sulmin ndaj tij në Potoçare, por jo edhe Daçiqi! (Video)

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në intervistën për “Nezavisne Novine” të Banjallukës, ka vlerësuar se ardhja e delegacionit të kryesisë së Bosnje e Hercegovinës në Serbi është e rëndësishme për të dy shtetet.

Ai ka theksuar se vetëm me biseda të pjekura politike dhe me dialog mund të punohet në rritjen e besimit dhe për ardhmëri më të mirë për të gjithë, përcjell Koha.net. Vuçiqi ka theksuar se çdo gjë tjetër do të ishte krejtësisht irracionale.

I pyetur se në të ardhmen marrëdhëniet midis Serbisë dhe BeH do të maten me atë se çfarë ka ndodhur në Potoçare, ai është përgjigjur: “Kurrsesi. Këto marrëdhënie do të jenë shumë më të mira në të ardhmen. Jini të sigurt për këtë”.

Por, ka qenë zëvendësi i tij në Qeveri, Ivica Daçiq, ai që ka thënë se nga BeH përveç asaj që ka kërkuar falje për sulmin ndaj kryeministrit të Serbisë gjatë shënimit të 20-vjetorit nga gjenocidi në Srebrenicë, kërkon edhe hetimin e mëtejmë, si edhe arrestimin e urdhërdhënësve dhe kryerësve të këtij sulmi.

“Dora jonë e zgjatur ende është në ajër, por nga ana tjetër po presim rezultatet e hetimit. Është e pabesueshme se askush nuk është arrestuar lidhur me këtë rast. Po dëgjohen deklarata në BeH me të cilat po relativizohet ai sulm, edhe pse ata kanë qenë të obliguar që ta garantojnë sigurinë e kryeministrit Vuçiq”, ka thënë Daçiqi në një paraqitje në TV B92.

Lajme të ngjashme

Back to top button