Netanyahu dhe Hammond – përplasje për marrëveshjen atomike

Sekretari i jashtëm britanik, Philip Hammond, dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, publikisht kanë shprehur mospajtim lidhur me marrëveshjen atomike të arritur ndërmjet Iranit dhe 6 fuqive botërore.

Duke folur sot në Jerusalem, para takimit të tyre privat, Netanyahu tha se kjo marrëveshje, që ka dështuar ta shqyrtoj thirrjen e Iranit për “asgjësimin” e Izraelit, ishte “shqetësuese”.

Hammond është përgjigjur se marrëveshja ishte e kufizuar në aktivitetet atomike iraniane.

Zoti Netanyahu ka theksuar se tërheqja graduale e sanksioneve do t’i lejoj Iranit, që të nxisë “më tepër terrorizëm”.

Para vizitës së tij në Izrael, zoti Hammond tha në Parlamentin e Britanisë se “Izraeli nuk dëshiron asnjë marrëveshje me Iranin. Izraeli dëshiron gjendje të vazhdueshme të tensionit, dhe unë nuk besoj se kjo është në interes të rajonit”.

Lajme të ngjashme

Back to top button