Kumanova bëhet gati për Festën e Bajramit (FOTO)

Tani që besimtarët myslimanë kudo nëpër botë po përgatiten për festën e Fitër Bajramit, kumanovarët në hyrje të Tregut të Gjelbërt mirëpriten nga lypës që u kërkojnë lëmoshë, siç dhe dëgjoheshin duke thënë “Keni mëshirë, na jepni disa denarë për bukë!”

Tregtarët nuk janë të kënaqur dhe e shprehen dëshpërimin e tyre për Portalb.
Kumanova 4 (2)

“Ditëve të fundit vërehet një rritje e vogël në shitjen e perimeve. Kjo sigurisht për shkak të ardhjes së gurbetçarëve, përgatitjeve të njerëzve për festën e Bajramit dhe faktit se është fillimi i muajit dhe këto ditë ata i marrin rrogat, pensionet, ndihmën sociale. Sidoqoftë këto vitet e fundit nuk ka aq shitje sa viteve të mëparshme.”- tha një shitës perimesh.

“Kemi prit se do të ketë më shumë shitje, por vetëm sot ka më shumë punë, se ditët tjera ishte katastrofë. Njerëzit kudo po ankohen nga varfëria. Ne si shitës po mundohemi t’u ofrojmë diçka e t’i gëzojmë fëmijët, mirëpo të gjithë që vijnë për të blerë kërkojnë rroba më të lira. Ja e shihni edhe vetë si kërkojnë ulje të çmimeve që u kemi vendosur rrobave!”-tha Rijad Ganiu, shitës rrobash.Kumanova 4 (1)

“Shitje për Bajram s’ka fare. Njerëzit kanë dëshirë të blejnë, por nuk kanë para. Njdehet kriza ekonomike dhe papunësia e njerëzve. Ka 30 vite që punoj me tregti, por kurrë nuk ka qenë më keq se këto 3-4 vitet e fundit. As harxhimet nuk po mund t’i mbulojmë.”- Xhezmi Fazliu.

“Krizë globale, varfëria në çdo pikëpamje, papunësi e madhe… Shkaku i krizës ekonomike qytetarët e Maqedonisë (sidomos shqiptarët) janë duke u larguar nga vendi për një jetë më të mirë. Këto shkaqe ekonomike po ua imponojnë të largohen nga vendi. Por guri peshon në vend të vetë… Sado që të jetë populli i mirë, kur qeverisja është e keqe e shkatërron atë popull.””- tha Abedin Asani dhe shtoi “Shfrytëzoj këtë rast që të gjithë besimtarëve të fesë Islame t’ua uroj Bajramin!” Sipas Asanit, kur populli nuk ka para nuk ka rrotacion, çdo vit është dobët e më dobët e siç thotë ai “S’ka absolutisht aq shitje sa kemi pritur të ketë për festë”.

Kumanova 2 (1)

”Në shtëpinë e vëllaut do ta presim këtë Bajram. S’kemi ku tjetër, këtu jemi vendosur prej 11 majit dhe këtu do të qëndrojmë. Edhepse jemi mirë te vëllau, sërish nuk është si në shtëpinë tonë. Të të digjet shtëpia nga një konflikt i armatosur si ai i 9 majit është aq keq, sa nuk gjej fjalë për ta përshkruar.”-deklaroi Faredin Memishi, banor i Lagjes së Trimave.

“Ramazanin e kemi kaluar në atmosferë të mirë, kemi pasur ligjerata të përditshme pas namazit të iqindisë dhe para teravisë, në të cilat kanë prezentuar edhe gratë. Përvec namazit të teravisë, netëve të fundit kemi falur edhe namazin e natës në xhami, ku ka pasur shumë xhemat, sidomos nga gjinia femërore.”-tha Eljasa Mahmudi, imam në xhaminë e Lagjes së Trimave. Mesazhi i tij për Bajram, është “Kjo është festë e afrimit, bashkimit, dashurisë dhe solidaritetit të ndersjellë mes besimtarëve, duke i menjanuar urrejtjen, armiqësinë dhe përçarjen në mesin tonë. Për shumë vjet, me fat Fiter Bajrami!”/Portalb.mk

Kumanova 4

Lajme të ngjashme

Back to top button