Papunësia dhe shpërngulja, problem kryesorë i Kumanovarëve

Papunësia dhe shpërngulja janë problemet kryesore me të cilat ballafaqohen qytetarët e Kumanovës, kryesisht të rinjtë të cilët ditë e më shumë po e lëshojnë qytetin.

Kështu u konstatua gjatë Dialogut Interaktiv me qytetarët që organizohet nga lëvizja politike ka ardhmëri ndërsa është mbajtur në sheshin “Batko Gjorgjia” në Kumanovë.

Përveç këtyre problemeve, është theksuar edhe ai me partizimin e institucioneve shtetërore dhe mosfunksionimit të shtetit juridik.

Dialogu është zhvilluar në një tryezë të rrumbullakët ku qytetarët kanë pasur mundësi të diskutojnë për problemet kryesore me të cilat ballafaqohen gjatë kësaj periudhe.

Dialogun e ka moderuar analisti politik Suad Misini.

Projekti Dialog me qytetarët do të vazhdojë edhe nëpër qytete të tjera të vendit.

Lajme të ngjashme

Back to top button