Sulmet personale shkelin rëndë parimet profesionale

[Recension: Djali i Abdylakim (Kim) Mehmetit në “përqafimin” e Stevo Pendarovskit!]

Mundësia për të botuar informacione, sidomos nëpërmjet medieve online, nuk nënkupton dhe mundësi për të degraduar dhe nënvlerësuar personat qoftë publik ose privat. Përgjegjësia e medieve duhet të mbesë e madhe për mënyrën se si informohet publiku duke pasur parasysh gjithmonë standardet e gazetarisë profesionale. Çdo mllef personal ndaj një personi i shprehur sidomos pa argumente është shkelje e të gjitha parimeve.

Djali i Abdylakim  Kim  Mehmetit në “përqafimin” e Stevo Pendarovskit  SscreenshotLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Djali i Abdylakim (Kim) Mehmetit në “përqafimin” e Stevo Pendarovskit!

Data dhe koha e publikimit: 12.07.2015

Data e recensionit: 15.07.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Teksti që po recensojmë nuk është i bazuar në asnjë burim.  Lajmi bazohet plotësisht në interpretimin e një fotografi duke dhënë vetëm komente. “Nuk kanë të sosur të “bëmat” e djalit të Abdylakim (Kim) Mehmetit. Me shfaqjet e tij në opinion (Semi Mehmeti), po tenton të bëhet interesant, por nuk po ia del!”.  Teksti përmban përshkrime të cilat cenojnë pa të drejtë imazhin e subjektit.

Në tekst më tej thuhet: “….tek drejtuesi i portalit “Almakos” Semi Mehmeti vërehet një entuziazëm i paparë, derisa gjendet në “përqafimin” e zyrtarit të LSDM-së”. Në këtë rresht teksti përmban vetëm hamendësime të autorit mbi fotografinë, sërish pa asnjë burim serioz. Teksti përmban edhe terme fyese për personat që përmenden të cilat janë kundër të gjitha rregullave të gazetarisë.

Janë në gishta ata shqiptarë të cilët dëshirojnë të ndajnë fotografi apo të pinë kafe me këta zyrtarë socialdemokrat, (redaksia jonë ka publikuar edhe situata tjera ku “pseudoanalistë” delenxhinj kanë pozuar me zyrtarë socialdemokratë), duke fryrë veten si kacagjela.

Teksti kryekëput ka për qëllim njollosjen e një figure dhe familjes së tij. Ky tekst nuk është lajm, por koment dhe shkel të gjitha parimet profesionale të gazetarisë. Nga ana tjetër, autori është i njëanshëm. Për të gjitha sugjerimet që bëhen pala tjetër nuk është e papërfshirë në tekst. Është parim bazë profesional në gazetari se gjithmonë duhet në tekst të përfshihet të gjitha palët.

Sulmet personale të pa bazuara janë kundër çdo etike profesionale gazetareske.

Lajme të ngjashme

Back to top button