Reagon Muzeu i luftës: “Protestat mbani përpara partive”

Muzeu i VMRO-së ka kërkuar nga komuniteti i gazetarëve që protestat të zhvillohen përpara institucione të tjera, dhe jo para muzeut, pikërisht kur shënohet dita e sajë. Siç thuhet në reagimin e Muzeut të VMRO-së, sot është një ditë e madhe për Maqedoninë dhe nuk duhet që ta prishini këtë festë.

“Të nderuar gazetarë, ju lusim që protestat tuaja të mos zhvillohen përpara muzeve, siç bëtë sot përpara Muzeut të Luftës Maqedonase. Mos na shfrytëzoni për qëllime politike-ditore dhe mbani protestat përpara partive dhe institucioneve të tjera përkatëse. E mirëkuptojmë të drejtën tuaj për protestë dhe mendim të lirë, në çdo vend dhe në çdo kohë, por nuk mund të bindni askënd se ngjarja e sotme, nuk kishte prapavijë politike”, thuhet në reagimin me shkrim të Muzeut. 

Lajme të ngjashme

Back to top button