Ja si u bind De Biasi që të drejtojë kombëtaren shqiptare

Xhani De Biazi vazhdon të jetë çdo ditë e më afër Shqipërisë. Trajneri i kombëtares sonë ka dhënë një intervistë për sajtin italian “grandain.coom” duke rrëfyer për aventurën në Shqipëri dhe se si e ka nisur.

“Kontaktin e parë e kisha me një gazetar sportiv, i cili më pyeti nëse isha i interesuar të drejtoj një ekip kombëtar. E kisha mbyllur përvojën time me Udinesen. Së pari i thashë që nuk jam i interesuar. Disa ditë më vonë, gazetari i njëjtë më pyeti për t’u takuar.

Dy ditë më vonë, në një hotel në Milano, e takova për herë të parë presidentin Duka dhe drejtorin e Federatës. Disa ditë më pas ata më kontaktuan dhe më thanë se më kanë zgjedhur mua në mesin e shumë kandidatëve.

Më pas strategu italian ka rrëfyer dhe për sfidën miqësore me Italinë, për të cilën ishte kujdesur vetë për ta organizuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button