App Store tani ka 1.5 milionë aplikacione

Është e mahnitshme të shihet se si platforma e Apple është rritur në treg që nga viti 2008. Fillimisht App Store kishte debutuar me iOS 2.0.1 me 500 aplikacione fillestare, që për kohën ishin të mjaftueshme sa për të bërë revolucion në tregun global.
Ndërsa tani sipas appshopper.com thuhet se platforma mobile e Apple i ka më shumë se 1.5 milionë aplikacione, ose 1,505,601 më konkretisht.

App Store nuk kufizohet vetëm me iOS pasi përmban edhe softuerë të OSX si dhe aplikacionet e veçanta për iPad. Por këto në numra janë të parëndësishme, dhe nuk përbëjnë ndonjë dallim të madh.

Lajme të ngjashme

Back to top button