Protesta, kërkohet dorëheqje nga zv kryeministri Peshevski që sulmoi gazetarin

“Plenumi i gazetarëve” dhe Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë kanë shprehur revoltën e tyre pas skandalit me sulmin ndaj gazetarit Sashe Ivanovski- Politiko nga ana e zëvendëskryeministrit Vlladimir Peshevski sot në Shkup.

“Jemi të shokuar me sjelljen e një zyrtari të lartë shtetëror. Mendojmë se mënyra si reagoi Peshevski tregon shumë për mënyrën si Qeveria lan hesapet me ata që nuk mendojnë njejtë si ata” thuhet mes tjerash në kumtesën e Plenumit që do të protestojë nesër para Qeverisë në ora 11.

“Zyrtarët duhet të japin përgjegjësi para popullatës e jo të veprojnë në këtë mënyrë. Kërkojmë dorëheqje nga Peshevski i cili këtë duhet ta bëjë si akt i marrjes së përgjegjësisë” thuhet në kumtesën e Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë.

Edhe LSDM ka reaguar për sulmin e sotëm të zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski.

“Ne reagojmë dhe e dënojmë fortë skandalin në të cilën zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski ku ka sulmuar fizikisht pronarin e portalit Maktel, Sase Ivanovski, në kohën e kryerjes të detyrës së tij”, kanë thënë në LSDM duke kërkuar dorëhqejen e Peshevskit.

Lajme të ngjashme

Back to top button