Aktivitet për mbrojtjen e notuesve në Liqenin e Dibrës

Sot Qendra për zhvillim të qendrueshëm të komunitetit ne bashkepunim me shoqaten “Ploshtad Sloboda” – nga Shkupi inicoi aksion për markimin e një pjese të liqenit të Dibrës në plazhin e qytetit në Dibër.

Liqeni Dibër

U vendosen rreth 30 topa me ngjyrë, në gjatësi deri në 250 metra, me qëllim që të bëjnë kufizimin e vozitësve me skutera në ujë e kështu të mbrohen notuesit.

Liqeni Dibër

Liqeni Dibër

Liqeni Dibër

Gjithashtu u organizua edhe shërbim shpëtimtarës volonter. Këtë aktivitet profesionalisht e udhëheqi Nikola Pisarev, si një kapiten anijesh deri në 15 ton dhe njëherit aktivist e njehës i mirë i rajonit.

Liqeni Dibër

Gjatë periudhës së verës, plazhi i qytetit të Dibrës është vendi më i vizituar dhe disa ditë mbi 1000 njerëz nga Dibra dhe rajonet përreth freskohen në ujërat e liqenit. Edhe pse plazh toka e plazhit është mirë e rregulluar (me një angazhim të disa biznesmenëve privatë nga qyteti) pjesa e rezervuar për notues është në kaos total, më konkretisht skuterë uji, anije dhe shumë objekte tjera me vela hyjnë në bregdet dhe e rrezikojnë sigurinë e notarëve. Gjatë viteve të kaluara ka pasur disa incidente të rënda, ku notuesit u plagosën nga varka dhe skuterë uji./ Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button