Bisedimet drejt përmbylljes pa sukses, pritet deklaratë nga komisari Han

Euro-komisari Johanes Han pritet që çdo moment të japë deklaratë për media para rezidencës së Bashkimit Evropian në Përzhino dhe të shpallë epilogun e bisedimeve. Jozyrtarisht, siç mëson Alsat M, bisedimet do të përfundojnë pa sukses, ndërsa Han do të konstatojë “arritjen e njëfarë përafrimi të qëndrimeve”. Euro-deputetët Ivo Vajgëll dhe Eduard Kukan tashmë janë larguar nga rezidenca e BE-së.

Siç raportuam gjatë gjithë ditës, që prej fillimit të bisedimeve dihej se palët janë shumë larg marrëveshjes dhe me dallime të mëdha për shumë çështje kyçe. LSDM kërkon të udhëheqë ministrinë e brendshme, ndërsa Prokurori Publik të zgjidhet me konsensus. Sot është diskutuar rreth një propozimi që Ministri i Brendshëm të zgjidhet me konsensus mes VMRO-së dhe LSDM-së, që është refuzuar nga opozita.

Lajme të ngjashme

Back to top button