“Duan ti hapin luftë Islamit nën emrin DAESH”

Ish-Myftiu i Jerusalemit dhe Imami i Xhamisë Aksa, Ikrime Sabri theksoi se kërkohet që ti hapet luftë Islamit nën emrin DAESH, raporton Anadolu Agency (AA). Sabri i cili ka folur për gazetarin e AA-së duke u shprehur se Izraeli duke treguar sikur ka një lidhje me DAESH kërkon të godasë Hamasin tha se: “Duan ti hapin luftë Islamit nën emrin DAESH i cili nuk ka asnjë lidhje me çfarë bëhet në Gaza. Hamasi gjithashtu nuk ka lidhje me DAESH dhe me ato që kanë ndodhur në Sina. Qëllimi kryesor këtu është që Hamas të vihet në shënjestër duke e treguar sikur ka lidhje me ngjarjet e DAESH dhe ato në Sina”.

Sabri i cili ka rikujtuar se ka kaluar një vit nga sulmi i ushtrisë izraelite ndaj njerëzve në Gaza ai ka pohuar se: “Mijëra vetë u vranë në Gaza. U shembën xhami, spitale, shkolla dhe shtëpi. Edhe pse ka kaluar një vit nga sulmi i viti të kaluar ende vazhdon situata e dhimbshme në Gaza. Shtëpitë e shkatërruara nuk po mund të ndërtohen dhe Gaza është ende nën bllokadë. Edhe regjimi egjiptian duke u bërë pjesëtarë në bllokadën e Izraelit kërkon të gjunjëzojë qytetarët e Gazës. Duan që populli i Gazës ta humbë këtë betejë. Ndërsa Gaza e ka fituar me nder këtë luftë”.

– “Mos shpresoni shumë tek OKB”-

Sabri i cili thekson se duhet të hiqet sa më shpjet të jetë e mundur bllokada dhe se Gaza duhet të dalë nga situata ku ajo ndodhet ka vazhduar më tej duke u shprehur se: “Njerëzia nuk e pranon kurrë këtë. Kjo bllokadë duhet të hiqet sa më shpejt. Qytetarët e Gazës duhet të jetojnë në kushte të denja njerëzore dhe jo nëpër shkolla dhe shtëpi të rrënuara. Përgjegjësia e kësaj i përket edhe vendeve pjesëmarrëse edhe Kombeve të Bashkuara. Kjo ka vërtetuar edhe sa e dobët është OKB. Opinioni publik botëror fatkeqësisht mbajti anën e Izraelit. Tek OKB nuk duhet me shpresuar shumë. OKB ka një dobësi kundër Izraelit. Ndërsa rindërtimin e Gazës duhet ta marrin përsipër vendet islame”.

– “Qytetarët e Jerusalemit detyrohen që të emigrojnë”-

Sabri i cili ka vënë në dukje se plani kryesor i Izraelit në lidhje me Jerusalemin është që të hebranizjë të gjithë qytetin ai ka theksuar se qytetarët e Jerusalemit me mënyra të ndryshme po detyrohen të që ata të emigrojnë. Sabri ka theksuar gjithashtu se Izraeli ka një punim që njihet si plani 2020 ku si rezultat i saj duke reduktuar numrin e palestinezëve në Jerusalem kërkohet që kundrejt hebrenjve ato të bien në pozitën e pakicës.

Ish-Myftiu i Jerusalemit, Sabri ka vazhduar më tej duke u shprehur se: “Si muslimanë të Jerusalemit nuk duhet të heqim dorë nga të drejtat tona për të mos braktisur këto rajone. Gjithashtu duhet ti dalim për zot Xhamisë Aksa, vendeve të shenjta dhe institucioneve arsimore. Edhe vendet islame duhet të jenë në anën tonë në këto situata. Sepse Jerusalemi nuk është vetëm i Palestinës, por i të gjithë muslimanëve. Për këtë arsye është një përgjegjësi e përbashkët ti dalim për zot”.

– “Izraeli pas Bajramit kërkon të zbatojë disa plane kundrejt Aksasë”-

Sabri i cili shprehet se Izraeli “ishte shprehur se këtë Ramazan do të ofronte disa lehtësira dhe vetëm kjo shprehje e tregon se Izraeli është fajtor” ka vazhduar më tej se: “Nëse flisni se do të ofroni lehtësira atëherë e pranoni se nxirrni edhe vështirësi. Pavarësisht kësaj hoqën dorë edhe nga lehtësimet e premtuara. Vendosi kufizime ndaj muslimanëve që do të vinin në Xhaminë Aksa për natën e Kadrit. Qëllimi i pushtimit është ndërhyrja ndaj vendeve të shenjta dhe kufizimin e adhurimeve. Izraeli pas Bajramit kërkon të zbatojë disa plane kundrejt Aksasë. Ne duhet të jemi të përgatitur dhe duhet të qëndrojmë përballë këtyre planeve duke mos e lënë bosh Aksanë.

Sabri gjithashtu ka shprehur falenderimet ndaj qeverisë dhe popullit turk për shkak të qëndrimit në mbrojtje të Jerusalemit dhe Xhamisë Aksa.

Lajme të ngjashme

Back to top button