Epokale: NASA mbërrin në planetin Pluton (Video)

Për herë të parë në 4 miliardë vite egzistencë, planeti Pluton është vizituar nga dikush nga planeti Tokë për së afërmi. Anija kozmike e NASA’s “New Horizon” ka mbërritur në Pluton me një shpejtësi prej 14km në sekond.

Pak më herët, agjencia kishte publikuar disa fotografi të Plutonit nga afër, pak para se anija kozime të afrohet edhe më nga planeti misterioz, i cili po del të jetë më i madh se që është menduar, transmeton Indeksonline.

Sonda “New Horizon” është dërguar me qëllimin që të realizojë fotografi për nga afër dhe të siguroj të dhëna të tjera, nga një distancë prej vetëm 12.500km.

Ndërkaq, anija është jashtë kontaktit me Tokën pasi po vazhdon observimet në planetin Pluton.

Megjithatë, shkenctarët e NASA-s thonë se kanë siguruar fotografi me ngjyra, dhe një fotografi tjetër e re e Plutonit mund të publikohet më vonë.

“E kemi kompletuar zbulimin e parë në Sistemin Diellor, një nismë e Presidentit Kennedy përpara 50 viteve e deri sot nën patronatin e Presidentit Obama”, ka thënë drejtuesi i misionit, Alan Stern.

Lajme të ngjashme

Back to top button