IRI anketë: Qytetarët e Maqedonisë të brengosur për stabilitetin politik, Koha gazeta më e lexuar në Maqedoni

Instituti Internacional Republikan (IRI) sot e prezantoi anketën e tyre të qytetarëve të Maqedonisë për situatën në vend. Në anketën, IRI i pyeti qytetarët për mendimet e tyre për ekonominë dhe standardin e jetesës, kriza politike, përgjimet, aksioni policor në Kumanovë, ndikimin e qytetarëve në shpenzimin e buxhetit, pjesëmarrja e grave në politikë, kontakti me deputetët, dhe përkrahjen e NATOs dhe BE-së. Në këtë prezantim morën pjesë edhe përfaqësuesit e LSDM-së, Damjan Mançevski, dhe VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski.

Për anketën janë pyetur 1,105 persona të Maqedonisë nga çdo etnicitet. Sipas anketës, qytetarët e Maqedonisë mbeten mjaft të shqetësuar për drejtimin e përgjithshëm që ka marrë vendi i tyre, veçanërisht në kuptim të stabilitetit ekonomik dhe politik. Numri i të anketuarve që thonë se Maqedonia është duke ecur në drejtimin e gabuar u rrit në 48 për qind, një rritje prej 9 për qind nga Anketa e fundit të IRI-të në dhjetor 2014 dhe vlera më e lartë negative që prej dhjetorit të vitit 2010.
IRI Drejtimi

Kur u pyetën se cili është problemi më serioz në Maqedoni, 53 për qind kanë thënë që papunësia është problemi më serioz me të cilën përballohet vendi.
IRI Papunsia

“Qytetarët e Maqedonisë janë të brengosur për drejtimin që ka marrë vendi i tyre në këto kohëra të turbullirave dhe dëshirojnë të ruajnë demokracinë e tyre”, tha Presidenti i IRI-të, Mark Green. “IRI ju bën thirrje liderëve të Maqedonisë, si pushtetit ashtu edhe opozitës, që të punojnë bashkë që të mbeten në drejtim të reformave politike dhe ekonomike dhe të kthejnë vendin në rrugën e duhur.“

Përkrahja për integrimin euro-atlantik vazhdon të jetë e fortë. 67 për qind të qytetarëve të Maqedonisë besojnë se kriza aktuale politike dëmton përpjekjet e Maqedonisë për t’u bashkuar Bashkimit Evropian, përkrahja për bashkim në BE dhe NATO mbetet e lartë me 80 dhe 83 për qind, respektivisht.

IRI NATOIRI BE

Kur u pyetën se cilat gazeta i lexojnë më shumë, 67% thanë se nuk lexojnë gazeta, ndërsa nga të mbeturit përqindja më e madhe i jepeshte gazetës Koha me 8%.

IRI Koha

Në deklaratë për Portalb.mk, prezantuesja e anketës të IRI tha se rezultatet më alarmuese ishin se kur u pyetën qytetarët a kanë tentuar t’i pyesin institucionet e vendit se si i shpenzojnë ata paratë e tatimpaguesve, vetëm 8 përqind kishin pyetur, dhe nga ato 8% vetëm 2% ishin të kënaqur me përgjigjen e institucioneve.

IRI Tatime

Lajme të ngjashme

Back to top button