MABETEX konfirmon se ka vdekur edhe shqiptari i katërt në Kazakistan

Avni Maksuti (1979) është personi i katërt që ka humbur jetën në vendndërtim në Astana.

Maksuti po ashtu ka qenë punëtor i kompanisë MABETEX. Për vdekjen e Maksutit, janë njoftuar edhe familja dhe të afërmit.

Lajmin e ka konfirmuar Kompania MABETEX përmes kësaj komunikate: 

Zyra e MABETEX kishte njoftuar mbrëmë lidhur me tragjedinë që ndodhi dje në Astana të Kazakistanit, ku humbën jetën tre punëtorët e kësaj kompanie: Blerim Kadriu (1981), Bekim Durmishi (1983) dhe Luan Bakia (1976).

Sot në media e elektronike po qarkullon lajmi se ka ndërruar jetë edhe personi i katër nga të lënduarit e djeshëm. Ne e konfirmojmë humbjen e punëtorit tonë të katërt Avni Maksuti (1979) gjë për të cilën në kohë reale kemi informu familjen e të ndjerit, ku me këtë rast i shprehim ngushëllime familjes dhe të afërmve të ndierit.

Mediet në fjalë kanë keqinterpretuar lajmi duke thënë se presoni i katër i vdekur është Hajrush Hoti. Ne ju informojmë se Hajrush Hoti dhe Isuf Bekolli po trajtohen në mënyrë dinjitoze në spital në Astana dhe gjendja e tyre është stabile për momentin.

Me këtë rast u bëjmë thirrjet të gjitha medieve që të përmbahen dhe të mos dezinformojnë lidhur me rastin ku edhe një herë e rikonfirmojmë se lidhur me shkaqet si kane ndodhur, MABCO Constructions është duke bërë hetuesi rrënjësore në bashkëpunim me organet e shtetit, për çka familjaret do te informohen detajisht, dhe të gjitha mediet do të njoftohen me kohë për rastin e tragjedisë në fjalë.

Nuk është korrekte dhe morale të spekulohet në këtë situatë ku familjaret jane ne gjendje ankthi, çdo spekulim për shkaqet e tragjedisë është i panevojshëm ne këto momente dhe shume i dhimbshëm.

Për informatë të lexuesve, në kantierin ku ka ndodhur tragjedia kanë qenë duke u aplikuar standardet më të avansuara të sigurisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button