Ankthi mund të trashëgohet

Sipas një studimi të ri, fëmijët prindërit e të cilëve vuajnë nga depresioni e ankthi, janë më të prirur që të preken nga këto dy sëmundje.

Sipas këtij studimi, fëmijët mund t’i trashëgojnë edhe këto sëmundje nga prindërit e tyre, transmeton Klan Kosova.
Deri te ky zbulimi, shkencëtarët i kanë studiuar më shumë se 600 majmunë Rheus, nga një familje e madhe me shumë gjenerata, e zbuluan se rreth 35 përqind e anktheve, shpjegohet me historinë e familjes.

Ky studim është botuar në gazetën “Proceedings of the National Academy of Sciences”.
Për te kuptuar se cila pjesë e trurit është përgjegjëse për ankthin, shkencëtarët kanë konfrontuar majmunët e vegjël me një të huaj që nuk e shikonte në sy, një lloj të situatës që mund të përballet edhe një fëmijë njeriu.

Gjatë këtij studimi, hulumtuesit kanë përdorur imazhe, për të matur sjellën e të riut në lidhje me ankthin.
Autorët e studimit, ishin në gjendje të përdorin këto të dhëna për të identifikuar sisteme të trurit që janë përgjegjëse për transmetimin e ankthit nga prindi te fëmiju.

Lajme të ngjashme

Back to top button