Ku qëndron faji, te Kezharovski ose te Snoudeni Maqedonas?

Daut Dauti, kolumnë- “Dy të vërteta paralele për Kezharovskin”, Dnevnik
Jo se gazetarët duhet të jenë  mbi ligjin, por fakt  është se rasti përmban argument se faji nuk është te gazetari Kezharovski por te Snoudeni Maqedonas ( fytyrë anonime zyrtare), që e ka zbuluar sekretin.

Arsim Zekolli, kolumnë- “A be, o ti…”,Utrinski Vesnik
Trendi shumë prezent i thjeshtësimit deri në banalizim vulgar i gjërave sipas terkut dhe interesit të abeotëve, na solli në situatë të kemi udhëheqës të cilët udhëheqin para se të mësojnë të ecin.

Branko Gjorgjevski, koment- “Fqinjësi e mirë është edhe respekti për të vdekurit”, Dnevnik
Që moti është qartësuar dilema se si një shtet duhet të sillet ndaj  ushtarëve të vdekur në territorin e tyre, pamarre parasysh se në cilin rol janë gjetur aty.

Erol Rizaov, kolumnë-“Me Svetiev në të Zezën”, Utrinski Vesnik
Në shfaqjen e përkujtimit të shtunën ne Teatrin e vjetër Qendër, salla ishte e zbrazët si asnjëherë në karrierën e saj. Mezi ia dolëm që ta bëjmë të zëshme duartrokitjen si që i duartrokitet aktorit pas shfaqjes së tij të fundit.

Sotir Kostov, kolumnë- “Revolucionarë, predikues të rrejshëm dhe gjyetarë fluturash”, Dnevnik
Historia ynë politike ka qenë e anshme sipas partisë, dhe aq më shumë e interesuar për substratin politik se sa për atë popullor të kryesuesve të saj historik.

Aljosha Simjanovski, kolumnë-“ (Hiper) jetë diku në vend tjetër”, Utrinski Vesnik
Ka shembuj të shumtë ku subjekte të vogla dhe anonime bëjnë shpërthim të fuqishëm, duke e shfrytëzuar me” mend” potencialin demokratik të fshehur në rrjet,  dhe imponohen dhe i realizojnë planet e tyre. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button