Studimi, plakja mund të kthehet mbrapsht

Mund të duket si skenar i një filmi fantastiko-shkencor, por disa njerëz mund ta kthejnë procesin e plakjes në të tridhjetat e tyre. Një ekip kërkuesish që matën efektet e plakjes te afro 1000 burra dhe gra, gjeti se për një periudhë 12-vjeçare, tre nga pjesëmarrësit nuk shfaqën shenja plakjeje. Biologjikisht, ata kishin arritur moshën 0 dhe kishin filluar të dukeshin më të rinj. Kërkuesit pretendojnë se këta njerëz mund të kenë çelësin për të zhvilluar atë që mund të bëhet burimi i rinisë, transmeton Shekulli.

Si u krye studimi

Studimi u krye me 954 njerëz të lindur në vitet 1972-73 në Dunedin të Zelandës së Re. Shkencëtarët krijuan një matje të quajtur “mosha biologjike”, për të vlerësuar moshën trupore të pjesëmarrsve. Ata kënë bërë rregullisht matje shëndeti, si presioni i gjakut dhe funksioni i mëlçisë, si dhe intervista e vlerësime të tjera. Progresi i plakjes tregon se çfarë ndodh me organet njerëzore.

Kur u bë rivlerësimi i popullatës në moshën 38-vjeçare, ekipi mati funksionet e veshkave, mëlçive, mushkërrive, metabolizmit dhe sistemit imunitar. Po ashtu, u matën kolesteroli, përshtatja kardiorespiratore, funksionimi i mushërive dhe gjatësia e telemereve (kapsulat mbrojtëse në fund të kromozomeve, të cilat siç dihet, shkurtohen me moshën). Nga ky vlerësim, kërkuesit gjetën se disa nga 38-vjeçarët kishin një moshë trupore më të madhe se 60 vjeç. Pak prej tyre ishin mbi 8 vjet “më të rinj” sesa mosha e tyre. Ndërsa tre të tjerë nuk ishin plakur fare që nga periudha e testimit të parë.

Perspektiva 

Në revistën “Përparime të Akademisë Kombëtare të Shkencave”, autorët shkruan se “Tre prej pjesëmarrësve ishin kthyer fizilogjikisht pas në moshë gjatë të tridhjetave… Një studim i tillë mund të tregojë rrugët molekulare dhe sjellore drejt rinimit”. Pjesëmarrësit që ishin më të plakur sesa mosha e tyre reale dukeshin të tillë edhe në sytë e të tjerëve. Ata morën pikë më të ulëta në testin e ekuilibrit dhe koordinimit, si dhe në zgjidhjen e problemeve jofamiljare. Ata kishin vështirësi më të mëdha me funksionimin fizik, krahasuar me moshatarët e tyre. Kërkuesit thonë se qëllimi final është të arrihet ndërhyrja në procesin e moshimit në vetvete, sesa vetëm të adresohen vetëm sëmundjet.

Lajme të ngjashme

Back to top button