Çavkov: Kemi informata në lidhje me tipin e eksplozivit të përdorur në Kumanovë

Policia ka informata në lidhje me llojin e eksploziveve të cilat u shpërthyen në  Kumanovë këtë fundjavë, konfirmoi sot ministri i punëve të brendshme, Mitko Çavkov, i cili mori pjesë në shkatërrimin e armëve dhe drogave të konfiskuara te fabrika “Jugohrom” në Jegunoc.

“Pas materialeve të konfiskuara për ekspertizë, ne tani kemi orientim për llojin e eksplozivit dhe për dëshmi dhe gjurmë të tjera të cilat mund të na ndihmojnë në identifikimin e autorëve në Kumanovë”, deklaroi Çavkov për hetimin e eksploziveve.

Pajisja eksplozive u aktivizua të shtunën në mëngjes, rreth orës 04:30, te tuneli që e lidh sheshin e qytetit me parkingun e një kompanisë private. Në shpërthimin nuk kishte viktima, por thyen disa dritare të ndërtesave përreth.

Ministri Çavkov shpalli hetim të plotë të shpërthimeve në Kumanovë.

Lajme të ngjashme

Back to top button