Ja si po e pret Shkupi Natën e Kadrit

Përkushtimi i myslimanëve ndaj Zotit nuk mungon, por është bërë zakon që ky përkushtim të intensifikohet gjatë muajit të Ramazanit, ndërsa akoma më shumë në dhjetë netët e fundit të tij, duke e kërkuar Natën e Kadrit, atëherë kur sipas shpjegimeve filloi t`i zbret Kur`ani profetit Muhamed (a.s), natë kjo e cila sipas dijetarëve muslimanë është e vlefshme sa 1 mijë muaj; dhe ai që e kalon këtë natë me adhurime, me besim dhe shpresim të shpërblimeve, i falen mëkatet që i ka bërë më herët.

“Muslimanët angazhohen me adhurime të llojllojshme, por me një dozë të shtuar në dhjetë netët e fundit, për arsye se këto netë janë premisa e muajit Ramazan, sepse aty fshihet një natë që quhet Nata e Kadrit në të cilën Allahu i shumfishon shpërblimet e çdo vepre, sikur ajo të jetë e vepruar më shumë se një mijë net, dhe në këtë natë Allahu i pranon lutjet e mira”, tha për portalin ‘tesheshi.com’ hoxha Bedri Lika, sipas të cilit në këtë natë përcaktohet dhe fati i njeriut për vitin e ardhshëm, respektivisht deri Ramazanin tjetër.

Në Shkup ka dhjetra xhami në të cilat mblidhen besimtarët, burra e gra, për ta falur namazin e natës duke shpresuar mëshirën e Allahut, por kështu s’ka qenë gjithmonë, pasi është një traditë e filluar Ramazanin e vitit 2004, sicc tregon për portalin ‘tesheshi.com’ Fatmir Dashi: “Gjithçka filloi me iniciativë të Klubit Studentor të cilët mblidheshin në një banesë, e që më pas vazhduan në xhaminë “Tutun Suz”, dhe tani shyqyr Zotit është përhapur ky lloj adhurimi”, thotë ai.

Ndërsa për mënyrën se si e përjetojnë këtë lloj adhurimi flasin vet besimtarët:

“Ccdo ramazan mezi pres 10-netëshin e fundit për të falur namazin e natës me sexhde të zgjatura dhe kur jam më afër Allahut të kërkoj në lutjet e mija falje dhe gjithë ccka kam nevojë. Për këtë fakt kam kënaqësi të madhe të kaloj Ramazanin në Shkup, aty ku ka gjallëri dhe në shumicën e xhamive praktikohet kjo”, thotë Kastriot Rexhepi, biznesmen.

“Nata e Kadrit është nata më e veccantë e të gjithë vitit, bazuar në fjalët e Zotit, si një natë është më e vlefshme sa 1000 muaj, ose me afro 85 vjet. Gjallëria në këto netë të fundit të Ramazanit, e gjitha për shkak të kërkimit të Natës së Kadrit, thjesht është një përjetim i cili vështirë përshkruhet, por vetëm përjetohet”, thotë Mustafa Adem, gazetar.

“Xhamitë janë të mbushura me burra, gra dhe të rinj, të cilët atmosferën e kërkimit të Natës së Kadrit, e bëjnë edhe më të posaçme. Secili vetmohet me Zotin, kërkon faljen e Tij duke e derdhur lotin e robit gjynahqar, para Falësit dhe Mëshiruesit”, thotë Burhan Seferi.

Sipas dijetarëve myslimanë, fakti që Nata e Kadrit nuk është bërë e ditur nga profeti Muhamed (a.s), paraqet nxitje për besimtarët që mos neglizhojnë adhurimet ndaj Zotit dhe në netët e tjera të Ramazanit.

Marrë nga: TeSheshi.com

Lajme të ngjashme

Back to top button