Berati niset për tu bërë Kampion Bote!

Sot në orët e mëngjesit përfaqësuesja e Maqedonisë për kadet, junior dhe junior të vjetër (U-21) është nisur për në kampionatin botëror të karatesë, që do të zhvillohet nga 7 deri më 11 nëntor në Guadalahara të Spanjës.

Me reprezentacionin e Maqedonisë do të jenë edhe kampioni aktual i Evropës Berat Jakupi në kategorinë -78 kg dhe Doan Osmani.

Berat Jakupi gjatë këtij viti ka shënuar rezultate të mrekullueshme, duke u arritur të jetë kampion i Evropës në kategorinë e U-21 dhe i treti në kategorinë e seniorëve, ndaj tani është momenti që të kthehet edhe nga kampionati botërorë me rezultate të mira.

(Reprezentacioni i Maqedonisë gjatë përgatitjeve në Dojran)

“Sa i përket këtij viti garues, mendoj se kemi korrë një sërë rezultatesh shumë të mira. Edhe pse në Kampionatin Botërorë në Spanjë, konkurrenca do jetë shumë e fortë, jam optimist për të marrë më të mirën që është e mundur. Si gjithmonë do mundohem të jap maksimumin dhe të kthehem me medalje”, është shprehur Jakupi për “Portalb”.

Kombëtarja e Maqedonisë në karate për kadetë, junior dhe U21 në Guadalahara të Spanjës do të marrë pjesë me 10 karateist në disiplinat Kumite dhe Kata. Pjesë e ekipit të Maqedonisë janë dhe Alim Hajredini si udhëheqës i grupit, Besnik Murati delegat dhe Arlind Huseini seleksionues i U-21. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button