Çairi furnizohet me 34 kontenjerë plastik

Hapi i radhës i ndërmarrë nga Komuna e Çairit në bashkëpunim me n.p.”Higjiena Komunale”, në drejtim të përmirësimit të gjendjes aktuale në Komunën e Çairit, sa i përket mjedisit jetësor është vendosja e 34 koshave të plehrave (kontenjerëve) në disa lokacione të Komunës së Çairit. Kontejnerët e vjetër prej metali janë zëvendësuar me kontenjerë plastik të cilët janë modern, ekologjik dhe i plotësojnë standardet europiane.

Ditëve në vijim pritet që aksioni për mirëmbajtjen e pastërtisë në Çair të vazhdojë edhe me mekanizma tjerë, me qëllim të mbrojtjes nga ndotja me mbeturina të mjedisit urban dhe mbajtjen e një mjedisi të shëndetshëm për banorët e Komunës së Çairit.

Çairi furnizohet me 34 kontenjerë plastik

Çairi furnizohet me 34 kontenjerë plastik

Lajme të ngjashme

Back to top button