Hamendësitë nuk janë lajme

[Recension: A po kërkon Ahmeti shef te ri kabineti?]

Një lajm i shkruar sipas parimeve profesionale asnjëherë nuk do të merret me spekulime. Gjithashtu as që do të përdorë tituj sensacional dhe provokues për të tërhequr vëmendje.

A po kërkon Ahmeti shef te ri kabineti fullscreenLinku deri te artikulli origjinal: Recension: A po kërkon Ahmeti shef te ri kabineti?

Data dhe koha e publikimit: 06.07.2015

Data e recensionit: 08.07.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Lajmi që po recensojmë duket sikur ka marrë shtysë nga fotografi personale të vendosura në rrjetet sociale dhe fillon me fjalinë : “Një foto që po qarkullon nëpërmjet internetit”. Qartazi tregohet se lajmi është përpiluar duke u bazuar thjeshtë në këto foto kurse konstatimet e tjera mbeten të pa verifikuara. “Semi Memeti – pronar i portalit Almakos si dhe lobist”, është fjalia tjetër. Për opinion e gjerë do të ishte me interes të shpjegohej termi “lobist”, që shfaqet ndër herët e para ne media. Teksti nuk ka asnjë informacion për të mbështetur këtë konstatim as nga burime apo as edhe nga vetë personi që përmendet ne tekst.

Teksti sugjeron se  “Ahmeti mund ta ndërrojë njeriun kryesor të kabinetit”. Në tekst me gjasë i referohet Ali  Ahmetit, kryetar i BDI-së, por duke lënë vetëm mbiemrin, i cili është i përhapur, mund të krijohet përshtypja se bëhet fjalë edhe për dikë tjetër.

Kjo nga shkaku i afërsisë më të madhe të Mehmetit me kongresistin Engel dhe lobistë tjerë në Washington.

Në tekst nuk ka reagime për konstatimin e ngritur nga zyrtarët e apostrofuar dhe gjithçka duket se është një konstatim që bazohet vetëm në fotografi. Fotografi pa autor dhe të cilat nuk dihet se nga ku janë marrë. Mungesa e autorësisë të fotografive është gjithashtu shkelje e rregullave profesionale të gazetarisë.

Teksti përfundon me rreshtin: “Këto informata nuk janë demantuar nga Mehmeti, por as edhe nuk janë konfirmuar”. Me këtë tregohet se është tentuar të merret një përgjigje nga z. Mehmeti por jo edhe nga zyrtarët e tjerë.

Një tekst i tillë pa verifikime dhe informacione të besueshme mbetet thjeshtë spekulativ dhe shumë larg standardeve të gazetarisë profesionale.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button