Londër, protesta në mbështetje të legjitimitetit në Egjipt

Egjiptasit britanik për Demokraci, grup i cili mbështetë legjitimitetin në Egjipt u mblodhën përpara ambasadës egjiptiane në Londër, ku protestues të shumtë dënuan grusht shtetin ushtarak dhe brohorisnin parulla pro demokratike.

Ashtu si edhe në protesta të tjera, shenja Rabaa ishte dominante, dhe flamujt e saj mbushën rrugën pranë ambasadës.

Protestuesit u shprehën për Agjencinë Anadolu se ata kishin shumë arsye për të dalë në protestë, transmeton Mesazhi.

“Para së gjithash, presidenti i parë i zgjedhur i Egjiptit është rrëzuar nga grushti ushtarak i Egjiptit dhe së dyti, ne jemi këtu për të dënuar masakrat që po ndodhnin në të gjithë Egjiptin. Pra, ne jemi këtu për të ngritur zërin tonë për ata që humbën jetën e tyre ose familjet”, tha njëri nga protestuesit.

Protesta në mbështetje të Legjitimitetit janë organizuar nga egjiptian që jetojnë në vende të ndryshme të botës, ndonëse shpesh herë shtetet ku ata kanë protestuar kanë ngurruar për ta quajtur rrëzimin e Mursit si “grusht shteti”.

Lajme të ngjashme

Back to top button