Nuland-Zaev: Janë të nevojshme ndryshime urgjente

Lideri I LSDM-së Zoran Zaev dhe zëvendës kryetarja, Radmila Shekerinska, sekretari i përgjithshëm Oliver Spasovski dhe anëtarja e bordit drejtues, Renata Trenevska-Deskovskau  takuan me përfaqësuesen e lartë të SHBA-ve, Viktoria Nuland.

Nuland ka qenë e shoqëruar nga ambasadori i SHBA-ve në Shkup, Xhes Bejli.

Tema e bisedimeve ka qenë mundësia e zgjidhjes së krizës politike në vend përmes shpërndarjes së garancive midis pushtetit dhe opozitës për aplikimin praktik të zgjidhjeve në sferat kritike të përmendura në raportet e KE dhe të DASH, si dhe shpërndarjes së garancive midis pozitës dhe opozitës për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike në Republikën e Maqedonisë.

Pas takimit, lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev përmendi rrolin dhe qëndrimin e LSDM-së ne procesin e zgjidhjes së krizës politike.

“Është me rëndësi për qytetarët e Republikës së Maqedonisë të kthehet liria dhe demokracia si dhe të sigurohen të drejtat e njeriut. Në atë drejtim po vepron edhe Lidhja socialdemokrate dhe po insiston në mekanizma që do ta mundësojnë këtë gjë”, theksoi Zaev, transmeton zhurnal.mk

Në anën tjetër nga LSDM-ja informuan se marrëveshja e dy qershorit veçse parasheh zgjidhje të krizës politike në vend.

“Në takim është shprehur pajtueshmëri se janë të domosdoshme ndryshime në funksionalitetin e institucioneve, gjyqësorit, medieve, si dhe të një pjese të procesit të ndryshimit të sistemit të partizuar.

Kryetari Zaev konstatoi se marrëveshja e dy qershorit parasheh zgjidhje për çështjet kritike dhe se janë të nevojshme zgjidhje urgjente në interesin e normalizimit të vendit, nëse arrihet marrëveshje për formën e qeverisë e cila do t`i përgatis zgjedhjet”, informuan nga LSDM-ja.

Lajme të ngjashme

Back to top button