Liderët evropian të kënaqur me marrëveshjen për zgjidhjen e krizës greke

Kreu i Këshillit Evropian, Donald Tusk tha se mbështetja financiare për Greqinë do të vazhdojë, dhe se qëllimi i vetëm i udhëheqësve të Eurozonës ishte arritja e marrëveshjes në këtë drejtim dhe se diskutimet 17-orëshe në tryezën e bisedimeve rezultuan me marrëveshje, raporton Anadolu Agency (AA).

Menjëherë pas përfundimit të bisedimeve maratonike të liderëve të eurozonës dhe Greqisë, kreu i Këshillit Evropian në Bruksel, Tusk shprehu kënaqësinë e tij për marrëveshjen.

“Marrëveshja tani duhet të kalojnë nëpër procesin e miratimit në Parlamentin grek. Partnerët evropianë do të sigurojnë ndihmë. Me kënaqësi pranova qëndrim konstruktiv të qeverisë greke”, tha Tusk.

Edhe kreu i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker tha se ishte i kënaqur me rezultatin pozitiv të “negociatave të vështira”, siç i vlerësoi ai.

Kreu i Eurozonës dhe ministri holandez i Financave, Jeroen Dijsselbloem tha se tema kryesore e samitit të liderëve të Eurozonës ishte “besimi”.

“Reformat, borxhet, financimi, janë të gjitha temat që u diskutuan. Arritëm marrëveshje”, tha kreu i eurozonës Dijsselbloem, duke shtuar se tani radhën e ka Parlamenti grek, që të martën dhe të mërkurën të miratoj një sërë ligjesh dhe masash të përfshira në marrëveshjen e arritur.

Lajme të ngjashme

Back to top button