Ahmeti e njofton Viktoria Nuland për qëndrimet e BDI-së

Kryetari Ahmeti dhe mysafirët e lartë nga SHBA diskutuan për krizën politike në Maqedoni dhe mënyrat se si të tejkalohet ngërçi politik në vend si dhe për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE nëpërmjet të zgjidhjes së çështjes së emrit dhe reformave sistemore.

SHBAtë mbeten partneri dhe mbështetësi më i fuqishëm i integrimit EuroAtlantik të Maqedonisë.

Zonja Nuland shprehu vlerësimin e saj për rolin e Ali Ahmeti dhe të Bashkimit Demokratik për Integrim në zhvillimet e fundit në vend.

Kryetari Ahmeti njoftoi  Nuland për pozitat e BDIsë në lidhje me krizën politike në vend si dhe me aktivitet që ka ndërmarrë BDI për mbajtjen e takimeve të liderëve, propozimet dhe iniciativat e BDIsë, por edhe për hapat që planifikon ti ndërmerr BDI varësisht nga rezultati i bisedimeve në ditët në vijim.

Ahmeti e vlerësoi si të papranueshëm vazhdimin e krizës politike sepse e gjithë shoqëria është në pritje të zgjidhjes dhe vijimit të rrugëtimit tonë EuroAtlantik.

BDI do të mbështes reformat që rrjedhin nga rekomandimet e Bashkimit Evropian dhe të z. Pribe sepse zbatimi i tyre e bën sistemin demokratik më të qëndrueshëm.

Në lidhje me çështjen e emrit, Nuland dhe Ahmeti diskutuan për të vijuar përpjekjet e përbashkëta në drejtim të zgjidhjes së kontestit me Greqinë sa po të zgjidhim ngërçin politik në vend.

Bashkëbiseduesit gjithashtu folën edhe për një shqetësim tjetër të përbashkët, atë të luftëtarëve nga rajoni në luftërat në Siri dhe Irak me ç ‘rast u diskutua për metoda të ndryshme për ta parandaluar këtë fenomen negativ dhe të papranueshëm për shoqërinë tonë.

Në lidhje me çështjen e emrit, Nuland dhe Ahmeti diskutuan për të vijuar përpjekjet e përbashkëta në drejtim të zgjidhjes së kontestit me Greqinë sa po të zgjidhim ngërçin politik në vend.

Bashkëbiseduesit gjithashtu folën edhe për një shqetësim tjetër të përbashkët, atë të luftëtarëve nga rajoni në luftërat në Siri dhe Irak me ç’rast u diskutua për metoda të ndryshme për ta parandaluar këtë fenomen negativ dhe të papranueshëm për shoqërinë tonë.

Lajme të ngjashme

Back to top button