Mbrëmjet Kuranore dhe Netët e Kulturës Islame e gjallëruan sheshin e Shkupit, të Kumanovës e Tetovës

Edhe këtë vit, Forumi Rinor Islam organizoi Mbrëmjet Kuranore dhe Netët e Kulturës Islame me një program të larmishëm kulturor.

Në qytetin e Kumanovës, Netët e Kulturës Islame filluan me iftarin e madh në shesh të qytetit, i bashkorganizuar me komunën e Kumanovës. Të pranishëm në këtë iftar ishin më shumë se njëmijë pjesëmarrës. Nata e dytë vazhdoi me prezentimin e disa dokumentareve dhe më pas natën e tretë u organizua Mbrëmja Kuranore. Për çdo natë, sa edhe zgjati ky aktivitet, u bë edhe shitja e librave, shitja e ëmbëlsirave të ndryshme, u mbajtën fjalime motivuese, kuiz për fëmijët, u interpretuan monologje e ilahi.

Mbremja Kuranor - Shkup
Mbremja Kuranor – Shkup

Në Shkup, Netët e Kulturës Islame filluan në Çarshinë e Vjetër, me hapjen e një panairi, ku u prezentuan kaligrafi, artvizatime të ndryshme si dhe u bë shitja e librave dhe ëmbëlsirave. Me iftarin në shesh të Shkupit, i organizur në bashkëpunim me komunën e Çairit dhe menjëherë më pastaj me Mbrëmjen Kuranore para xhamisë “Murat Pasha” përfunduan Netët e Kulturës Islame në Shkup.

Mbremja Kuranor - Shkup (4)

Në qytetin e Tetovës u organizua poashtu Mbrëmja Kuranore. Në Tetovë u organizua edhe Mbrëmja Islame, program vetëm për femra, që përfshiu lexim të Kuranit, interpretim monologjesh e ilahish dhe shfaqje të dokumentarit.

Në tre qytetet, në Mbrëmjet Kuranore, lexues ishin Mustafa Ozxhan Guneshdodu, Ahmet Tajar dhe Xhihad Kodal që të tre hafëzllarë të shquar nga Republika e Turqisë.

Mbremja Kuranore - Tetove  (5)

Mbremja Kuranore - Tetove  (3)

Lajme të ngjashme

Back to top button