Kasami: Jemi partia e vetme transparente

Kryetari i Lëvizjes Bilall Kasami në një mbrëmje iftari të organizuar në Tetovë u shpreh se Lëvizja BESA është subjekti i parë politik që është transparent me popullin, duke qenë i hapur mbi mënyrën e financimit.

“Vetëm kohë më parë prezantuam edhe publikisht se nisim me regjistrimin e anëtarëve të rinj të Lëvizjes BESA dhe në të njëjtën kohë prezantuam edhe planin tonë financiar. Ndoshta kjo e para është tipike për çdo parti politike, por prezantimi i planit financiar bëhet për herë të parë nga një parti politike që kërkon dhe ofron në mënyrë transparente se si do financohet dhe si do të harxhohen mjetet me të cilat ajo kërkon që të përkrahet nga qytetarët… Jemi të vetëdijshëm se që ta përmirësojmë gjendjen tonë të përbashkët duhet të sakrifikojmë: të sakrifikojmë me atë që kemi për të sakrifikuar, qoftë edhe me kohën tonë të lirë që të angazhohemi  për të mirën tonë të përbashkët dhe së paku 1 orë në ditë të ndajmë për një aktivitet politik. Ndonëse shumica prej nesh nuk kemi problem me mirëqenien tonë personale dhe familjare, por të gjithë bashkërisht kemi problem si shqiptar që jemi”, tha Kasami.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Nuk e di sa jeni transparent. Do t`u besoja sikur te tregonit sa para vjodhet kur ishit ne BDI.

Back to top button