Për herë të parë mund të shohim se si i duket Bota një fëmije

Foshnja mund të njeh shprehje të fytyrës në maksimum 30 cm largësi prej saj. Çdo fytyrë që qëndron më larg është e turbullt në sytë e foshnjës. Një hulumtim i ri tregon se si shohin foshnjat e sapolindura.

Ky hulumtim i zbatuar në Universitetin e Oslos që u shpall këtë javë zbulon se si foshnjat e vogla e shohin botën rreth tyre dhe në çfarë largësia mund të shohin.

Gjatë hulumtimit është përdorur teknologji e re me të cilën është simuluar perceptimi vizuel i foshnjave të sapolindura.

Kështu, zbulojmë që foshnjat që kanë vetëm 2-3 ditë jetë mund ta shohin fytyrën dhe ti vërejnë shprehjet e fytyrës deri më 30 cm prej tyre, gjegjësisht largësia mesatare nga fytyra e foshnjës dhe fytyra e nënës derisa i jep gji. Me zmadhimin e largësisë, pamja bëhet më e turbullt dhe e paqartë.

“Më parë hulumtuesit provonin të vlerësojnë se çfarë sheh foshnja saktësisht, dhe për këtë kanë përdorur një fotografi stabile, por bota reale është shumë dinamike, prandaj përdorëm fotografi në lëvizje” – shpjegon profesori Suejn Magnusen nga Instituti i psikologjisë në Universitetin e Oslos.

Për herë të parë mund të shohim se si i duket Bota një fëmije
Për herë të parë mund të shohim se si i duket Bota një fëmije

Lajme të ngjashme

Back to top button