Çavkov: Rasti i Kumanovës është i qartë, opinioni i di të gjitha detajet

Ministri i punëve të brendshme Mitko Cavkov deklaroi se nuk dëshiron që të futet në polemika as me LSDM-në, e as me partitë tjera politike në lidhje me rastin e Kumanovës. Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve ai theksoi se opinioni është në rrjedha me të gjitha ngjarjet për atë rast.

“Ka një numër të madh të spekulimeve qëllimkëqija me të cilat dëshirohet të devalvohen kapacitetet e MPB dhe jo vetëm të MPB por edhe të institucioneve tjera”, theksoi Cavkov.
Shtoi se tashmë po realizohet një hetim, procedurë gjyqësore, ka komunikim intensiv në nivel ndërkombëtar për shkëmbimin e dëshmive, kështu që nuk shoh asnjë argument për ato teza, theksoi ministri Cavkov për të cilat mendon se janë konstruksione.
Në pyetjen në lidhje me shkrimet se situata në Maqedoni mund të eskaloje, ai potencoi se po lexohen të gjitha raportet dhe se me kujdes po ndiqen të gjitha gjendjet në vend.
Rreziqe dhe indikator për prishjen e gjendjes së sigurisë, potencoi Cavkov, ka jo vetëm në Maqedoni, por edhe në pjesët tjera të BE-së edhe më gjerë. Sipas tij, po ndërmerren masa maksimale operative që në kohë të vërtetohen kërcënimet dhe rreziqet.
“Niveli operativ ngelet i ngritur duke pasur parasysh atë që tashmë jemi edhe në sezon turistike. Mendoj se arritëm që sigurinë publike ta mbajmë në nivelin e duhur”, deklaroi Cavkov.

Lajme të ngjashme

Back to top button