Faleminderit Shkëndijë, jemi krenar me ju

Edhe pse Shkëndija është eliminuar nga ndeshjet e garës së Ligës së Evropës, kjo skuadër a treguar se është shumë e madhe dhe se futbollin tonë e presin ditë më të mira. Një skuadër me traditë më shumë se 100 vjeçare siç është Aberdeen, është treguar shumë e vogël dhe shumë inferiore ndaj Shkëndijës që nga dita në ditë po rritet në ekip të madhe dhe profesionale.

Vetëm një gol që kishin shënuar me shumë fat skocezët javë më parë në Shkup ka bërë që ata të vazhdojnë garën në rundin e dytë, por duke qenë e mundur me lojë në të dy ndeshjet nga futbollistët e Shkëndijës.

Rezultati 0:0 nga ndeshja në Pittodrie Stadium është vetëm sa për statistikë, pasi kuqezinjtë nga Tetova dominuan gjatë gjithë 90 minutave, duke rrezikuar shumë herë dhe portën e nënkampionit skocez.

Shkëndijë mirë se vjen në Maqedoni dhe shumë shpejt do të jesh një nga skuadrat që secili ekip do lutet që të mos të ketë për kundërshtarë. /Hajrush Mani/ Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button