Greqia optimiste, pret marrëveshje me Eurogrupin

Optimist për marrëveshje me partnerët u shpreh zëdhënësi iqeverisë greke, Gabriel Saqellaridhis, duke theksuar se qeveria po bën çështë e mundur në këtë drejtim. Duke folur në Televizionin ANT1, zoti Saqellaridhis tha: “Ne mendojmë se Eurogroup do të ketë shenja pozitive që ne të shkojmë drejt marrëveshjes”, dhe shtoi se në qoftë se të gjitha shkojn mire, mund të mos ketë samit të dielën.

“Çështja është të jetë siguruar e gjithë puna e nevojshme përgatitore në mënyrë që propozimi ku do të arrijë Eurogrupi të ketë të gjitha garancitë për një rezultat pozitiv,” theksoi Saqellaridhis. Përsa i përket asaj që ka të bëjë me skenarë të planit sekret për dhrahmi, zoti Sakellaridhis sqaroi se nuk ka, dhe theksoi se qeveria është duke u përpjekur prej muajsh për të arritur një marrëveshje. “Arsyeja që arritëm në këtë pikë”, tha ai, “ishte qëndrimi nga ana e institucioneve që kërkonin gjithnjë e më shumë”, transmeton Indeksonline.

“Ne nuk shkuam në referendum padrejtësisht,” tha zëdhënësi i qeverisë, duke theksuar se ndihmoj në marrëveshje. “Javën e kaluar para referendumit erdhi raportin i FMN-së për mosqëndrueshmërinë e borxhit grek,” tha zoti Saqellaridis, duke vënë në dukje se “është shumë e rëndësishme më në fund për ta kuptuar pasigurinë. Nëse do të zgjidhet çështja e borxhit, pas shumë negociatave të vështirë, ajo do të jetë shumë e rëndësishme për ekonominë greke.” I pyetur nëse qeveria ka menduar në lidhje me çfar do të bëj nëse diçka ndodh në minutën e fundit, zoti Saqellaridis u përgjigj: “Të gjitha këto ditë do të jenë kontakte dhe bisedime me grupet, institucionet dhe shtetet me rol të veçantë në ekonominë globale, për tu hapur rruga dhe të shkojmë në marveshje pa paragjykime dhe pa kurthe dhe gracka.”

I pyetur nëse do të kalojë në parlament marrëveshja e qeverisë. A do të duhen votat e deputetëve të opozitës, ai tha: “Unë jam i sigurt se ne do të kaloj me shumicën e votave qeveritare. Të gjithë e kuptojmë se në këtë moment, në këto ditë kritike historike, ajo që ka rëndësi është që të qëndrojmë në këmbët tona. ” “Do të ketë votë sipas ndërgjegjes, por ndërgjegja në këto momente historike natyrisht ngre çështje jo vetëm për qeverinë, por edhe përgjegjësinë ndaj popullit,” shtoi ai. Përfaqësuesi i qeverisë kërkoi falje nga qytetarët për lodhjen e qëndrimit para bankave dhe i falënderoi ata për gjakftohtësin dhe kthjellësinë që po tregojnë.

Lajme të ngjashme

Back to top button