Kombëtarja shqiptare po shkruan histori

Shqipëria është renditur për herë të parë në vendin e 36-të në tabelën e FIFA-s në renditjen mujore të saj për ekipet kombëtare. Fitorja e fundit përballë Francës, por edhe rezultatet e tjera i ka dhënë Shqipërisë mundësinë të kalojë 15 vende në tabelën e përgjithshme duke vendosur një rekord të ri për ekipin kuqezi në klasifikimin botëror.

Nga ana tjetër Maqedonia ka vazhduar të bie në rënditje pasi tani është pozicionuar 5 vende më poshte, duke qenë e 105-ta me 311 pikë të grumbulluara.

Shqipëria e 36-ta

Lajme të ngjashme

Back to top button