23 vite më pak jetë nëse jetojmë jo shëndetshëm

Shkencëtarët kanë paralajmruar se pirja e duhanit, alkooli, mbipesha e pasiviteti, mund të i’u kushtojë me 23 vite jetë.

Sëmundja e zemrës dhe diabetit, shkurtojnë jetën për më shumë se një dekadë, transmeton Klan Kosova.

Sipas këtyre shkencëtarëve, nëse një person është i diagnostifikuar me diabet ose vuan nga ndonjë sëmundje të zemrës, përpara moshës 40 vjeçare, atëherë jetëgjatësia e tyre shkurtohet për 23 vjet.

Hulumtuesit erdhën në përfundim, pas analizimit të të dhënave të më shumë se 135 mijë të vdekurve, në mesin e një milionë pjesëmarrësve në studim.

Ata kanë zbuluar se jetëgjatësia është e lidhur shumë me mënyrën se si njerëzit jetojnë.

Studiuesit kanë zbuluar një lidhje të fortë në mes të sëmundjeve të zemrës e diabetit, dhe vdekjes së këtyre njërëzve.

Ajo që ra më shumë në sy është që burrat ishin më pak të prirur për të mbijetuar se sa gratë.

Ata këshillojnë që nëse dëshirojmë të jetojmë më gjatë, atëherë duhet që të ndryshohet mënyra e jetës.

Që këto sëmundje të parandalohet atëherë duhet të bëjmë stërvitje të rregullt, të hajmë shëndetëshëm, të mos pijmë duhan e as alkool.

Lajme të ngjashme

Back to top button