Studim: Çdo i dyti kosovarë i gatshëm ta braktis vendin

Në Shqipëri 67 %, në Kosovë 55%, në Bosnje dhe Herzegovinë 49 % e të rinjve janë të gatshëm për ta braktisur vendin e tyre.

Një studim i zhvilluar nga shkolla e lartë private Hertie School of Governance në Berlin ka nxjerr rezultate alarmuese për perspektiven e të rinjve në Ballkan.

Gati çdo i dyti nga të rinjtë e Ballkanit për shkak të mos perspektivës janë të gatshëm të braktisin vendin e tyre, transmeton albinfo.ch.

Zhvillimi është një sfidë e madhe sidomos për Bashkimin Evropian, paralajmërojnë studiuesit: “Rezultatet janë shqetësuese dhe kjo para së gjithash duhet të jetë një paralajmërim për Bashkimin Evropian”, thotë udhëheqësi i studimit Klaus Hurrelmann, i cili është përgjegjës për shkollimin dhe hulumtimin e të rinjve në shkollën e lartë private Hertie School of Governance në Berlin.

“Të rinjtë në Evropën juglindore tregojnë një interes shumë të vogël për politik. Ata e kanë humbur besimin thellësisht nga institucionet e tyre politike”, citon huffingtonpost.de

Besimi më i lartë në këto vende mbetet familja, të afërmit dhe shoqëria, ndërsa shumica e organizatave publike janë të pabesueshme.

Studimi tregon se perspektiva e të rinjve nga vendet e Ballkanit është shumë e zymtë. Ata janë shumë të zemëruar nga nivelet e larta të papunësisë, varfërisë dhe pasigurisë. Në këto rrethana të pafavorshme, nuk është për të u habitur se gjysma e tyre kërkojnë për të emigruar në vende të tjera.

“Shkalla më e lartë është arritur në Shqipëri me 67, me 55 në Kosovë dhe në Maqedoni me 53 për qind të të rinjve. Këtu qëndron një nga arsyet se fluksi i emigrantëve dhe refugjatëve nga Evropa Juglindore në Gjermani është aq i lartë,” ka thënë Hurrelmann.

Lajme të ngjashme

Back to top button