Recenzion: “Besa” në aksion me nja 10 veta (Foto)

Punliku zakonisht kërkon të lëxojnë lajme, interesohen për ngjarje të ndryshme dhe duan të informohen detajisht rreth ngjarjeve të caktuar pa lexuar e dëgjuar komente shtesë. Për këtë arsye, por edhe për shkak të normave profesionale, gazetari gjatë raportimit të lajmit duhet t’u ikë komenteve dhe gjykimeve të tija personale rreth ngjarjes për të cilën raporton.

download (2)Linku deri te artikulli origjinal: “Besa” në aksion me nja 10 veta (Foto)

Data dhe koha e publikimit: 29. 06.2015

Data e recenzionit: 30. 06. 2015

Recenzent: Xhenis Sulimani

 

Kur shkruhet rreth një ngjarje gazetari duke iu përgjigje pyetjeve: “Kush”, “Çfarë”, “Ku”, “Kur”, “Si”, dhe “Pse” merr informacionet dhe shkruan tekstin i distancuar nga qëndrimet e veta. Lajmi që po e recenzojmë jep vlerësime duke mos lënë lexuesin të nxjerrë vetë konkluzione.

“Aktivistë të Lëvizjes “Besa” (nja 10 veta) kanë organizuar aksion në hapësirën para selisë së Bashkimit Evropian në Shkup ku po mbahen bisedimet ndërmjet liderëve partiakë për zgjidhjen e krizës politike në vend. “Nuk jemi të kënaqur nga BDI dhe PDSH. Nuk mund që këta politikanë të korruptuar t’i përfaqësojë shqiptarët”, ka deklaruar ndër të tjera Faton Fazliu nga Lëvizja “Besa”. Ai ka theksuar se fakti se BDI e PDSH nuk mund të jenë përfaqësuese është vërejtur qartë edhe në bisedat e përgjuara të publikuara nga opozita maqedonase”, raportohet në këtë tekst.

Megjithatë, krejt në fund të tekstit bëhet vlerësim për ngjarjen. Teksti përfundon me: “Por habit fakti se përse këta protestues që tani janë zgjuar të ngrenë zërin, ndërsa deri tani janë mbajtur disa takime me radhë nga ana e katër liderëve politik në vend.”

Vihet re te tendenca për të minimizuar zhvillimin. Gazetari nuk duhet të paragjykojë, është e drejtë e lexuesve të kenë mendimin e tyre për ngjarjet. Gazetari bën lajmin pa dhënë komentet e tij.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button