Recenzion: Rrethimi i Qeverisë me kryqe kushton 700.000 Euro! (FOTO)

Dëshira për të informuar sa më parë publikun, disa herë bën që informacionet e marra nga një medie të publikohen pa u verifikuar mirë. Një gjë tillë për veç se keqinformon njerëzit, mund edhe të prekë ndjenjat e tyre të ndryshme.

tetovasot2Linku deri te artikulli origjinal: Rrethimi i Qeverisë me kryqe kushton 700.000 Euro! (FOTO)

Data dhe koha e publikimit: 24. 06.2015

Data e recenzionit: 27. 06. 2015

Recenzent: Xhenis Sulimani

Lajmi që po e recensojmë është informacion që është përkthyer nga portali maqedonas “A1on”. “Ka filluar të vendoset rrethojë prej hekuri e lartë prej rreth dy metrave në Qeverinë e Maqedonisë, ashtu siç mund të shihet, në majat e rrethojave ka të vendosura kryqe. Kjo është hera e parë që bëhet një investim i tillë pranë Qeverisë duke e rrethuar atë në këtë mënyrë të çuditshme, kurse këto punime do të kushtojnë rreth 700 mijë euro shkruajnë mediet”- shkruhet në tekst. Teksti shoqërohet me disa fotografi, por të cilat janë bërë prej së largu që në shikim të parë të japin përshtypjen se bëhet fjalët për kryqe.

Dy ditë më pas, në lidhje me këtë lajm ka reaguar Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, pranë Qeverisë së Maqedonisë që gjithashtu me anë të fotove, por me pamje nga afër. Në reagim thuhet se “zbukurimet në pjesën e fundit të rrethojës së objektit të Qeverisë nuk paraqesin kurfarë simbole religjioze, siç ishte informuar në mënyrë jo të saktë në një pjesë të mediumeve, por janë zambakë stilistik arkitektonik që qartë mund ta vërejë çdo qytetar i cili në çdo kohë mund të vijë dhe të bindet për këtë” thuhet në kumtesën e SHPPP-së.

Informacionet e marra nga medie të tjera, të përkthyera, të pa cituara dhe sidomos të pa verifikuara nuk janë në përputhje me standardet e gazetarisë. Dëshira për botime sa më të shpejta të informacioneve jo gjithmonë i shërben publikut për informim të duhur.

Lajme të ngjashme

Back to top button