Maqedonia në fazë të verdhë, Ministria e shëndetësisë me këshilla për mbrojtje

Ministria e shëndetësisë në Maqedoni, për shkak të temperaturave të larta ka dalë me disa kësilla për këto ditë të nxehta vere.

Në periudhën më të rrezikshme prej orës 11 deri në ora 17 të shmanget aktiviteti fizik, të mos dilet në qiell të hapur në ekspozim direkt në diell, të përdoret ushqim i lehtë, të pihen më shumë lëngje, të vishen rroba të lehta, mbrojtje e kokës, personat e moshuar rregullisht ta marrin terapinë e tyre. Nëse qytetarët duhet të dalin në diell, të praktikohet pushim nën hije ose në ndonjë hapësirë të klimatizuar, si dhe me vete të mbahet ujë.

Ndryshe, në gjithë shtetin të gjitha rajonet do të hyjnë në fazë të verdhë me temperatura prej 34 deri në 40 gradë, ndërsa pritet që këto temperatura të larta të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button